Skip to content

“Tronditet” Berisha pak para zgjedhjeve/ Largohet nga gara kandidati i Tiranës

Në një deklaratë publike, Rudin Hylviu ka njoftuar largimin nga gara për deputet në Kavajë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hylviu bëri të ditur se ka vendosur të tërhiqet në mënyrë që të mbështesë hapur kandidaten Loranca Hoxha.

Hylviu thekson se vendimi nuk ishte i lehtë, por u diktua nga nevoja për të bashkuar votat dhe për të siguruar përfaqësimin e Kavajës në parlament, përmes një kandidateje femër që ka më shumë shanse zgjedhjeje në bazë të sistemit elektoral.

Megjithëse emri i tij do të mbetet në fletën e votimit, ai u bën thirrje qytetarëve që votat e tyre t’i drejtojnë te Loranca Hoxha.

Published inGames

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *